Sulmuesi 23-vjeçar Ernest Muçi po luan sezonin e tij të parë në Turqi me Besiktas. Në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, lojtari kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë, ndërsa nuk ka provuar ende shijen e asistit. Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e tjera, teksa sipas FANATIK, në Premier League e dëshirojnë shumë Muçin. Sipas asaj që shkruhet, Aston Villa ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për transferimin e Muçit në verë. Vendimtare do jetë dëshira e vetë futbollistit, me idenë për të kaluar në kampionatin më të bukur në botë që është gjithmonë interesante. Gjithsesi, duhet pranuar se turqit e Besiktas nuk pranojnë të privohen lehtë nga shërbimet e tij.
sfidanti.al