Ramadani gati për festën e mbijetesës

Ylber Ramadani luajti sot për 72’ në barazimin mes Leçes dhe Kaljarit në Sardenjë. Ndeshja në fjalë ka shumë rëndësi për shqiptarin si në planin personal dhe në atë profesional. ”Të mendosh se dy javë më parë isha në një shtrat spitali dhe sot këtu në fushë është diçka mjaft pozitive. Dua të falenderoj klubin për mbështetjen e dhënë pasi kalova një moment delikat”, tha Ramadani në përfundim të takimit. Pika e fituar në Sardenjë afron Leçen me objektivin e madh, atë të qëndrimit në Serinë A. “Nuk kemi organizuar asgjë. Nuk mund të festojmë pasi ende nuk e kemi të sigurt matematikisht qëndrimin në Serie A. Shpresoj të bëjmë diçka të tillë në stadiumin tonë, pasi tifozët tanë nuk na kanë lënë për asnjë ndeshje vetëm”, shtoi mesfushori shqiptar.

sfidanti.al