Cristiano Ronaldo i papërmbajtshëm në fitoren e thellë të Al Nassr

Al Nassr ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Al Wehdas në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit në Arabinë Saudite. Në këtë takim si shpeshherë këtë sezon shkëlqeu portugezi Cristiano Ronaldo, i cili ia doli të shënojë tripletë. Serinë e golave Ronaldo e hapi në minutën e pestë, duke shënuar për rezultatin 1-0. Ai nuk u ndal më kaq, dhe gjeti golin e dytë vetëm disa minuta më vonë më saktësisht në minutën e 12-të për rezultatin 2-0. Para se Ronaldo të kompletonte tripletën e tij në këtë takim, Al Nassr gjeti golin edhe në dy raste të tjera përmes Otavios (18’) dhe Sadio Mane (45’). Golin e tretë Ronaldo e shënoi në minutën e 52-të të takimit pas asistimit të Sadio Mane. 39-vjeçari tani numëron 32 gola të shënuar këtë sezon në Ligën Saudite, teksa ka kontribuar edhe me 10 asistime. Ky ishte tregolëshi i 66-të në karrierë për portugezin, ndërsa ishte goli i 60-të për të me fanellën e ekipit arab që kur u bë pjesë e Al Nassr në merkaton e janarit të vitit të kaluar nga Manchester United.

sfidanti.al