Kundërshtari i Shqipërisë në grupet e Euro 2024, Spanja, mund të përjashtohet nga kompeticioni që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani. Pas shkarkimit të presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, për shkak të skandaleve, qeveria e Spanjës vendosi të mbikqyrte punët në Federatë.Kjo përfshirje e politikës në futboll është e palejueshme dhe diçka të tillë nuk e pranojnë as UEFA dhe FIFA. Këta të fundit kanë frikë se Komisioni i ngritur nga qeveria e Spanjës mund të jetë një taktikë për t’u futur në botën e futbollit dhe për ta korruptuar atë, nën udhëheqjen e ish-presidentit, Rubiales. Sekretarët e përgjithshëm Mattias Grafstrom (FIFA) dhe Theodore Theodoridis (UEFA) lëshuan një paralajmërim të ashpër për Sekretarin e Shtetit dhe Sportin, José Manuel Rodríguez-Uribes, duke lënë të kuptohet për pasojat e mundshme nëse qeveria nuk sqaron qëllimet e saj. Pasojat mund të përfshijnë pjesëmarrjen e Spanjës në Euro 2024 dhe turnetë kontinentale. UEFA dhe FIFA kërkojnë një përgjigje deri ditën e premte. Përgjigje e cila do të duhet të shpjegojë me baza ligjore, se përse është emëruar ky Komision nga qeveria e Spanjës.
sfidanti.al