Arne Slot do të jetë trajneri i Liverpool nga sezoni i ardhshëm. Reds kanë arritur marrëveshje me Feyenoord për lirimin e trajnerit holandez, me kontratë deri në vitin 2026 dhe kanë përcaktuar detajet përfundimtare të pagës me të. Nga 13 deri në 15 milionë euro duhet të përfundojnë në xhepat e klubit të Roterdamit. Pra do të jetë Slot ai që do të marrë trashëgiminë e Jürgen Klopp, i cili do të largohet nga Merseyside në qershor pas 9 sezoneve të suksesshme. Në fillim të kësaj jave The Athletic zbuloi se Feyenoord kishte refuzuar një ofertë hapëse prej 9 milionë euro për të lënë trajnerin e tyre të largohej.
Oferta në rritje ishte e mjaftueshme për të bindur menaxhmentin e kompanisë holandeze. Slot, 45 vjeç, do të largohet nga Holanda pas 5 sezonesh dhe do të bëjë kërcimin e madh drejt Premier League. Në palmarès-in e tij, fitoi Eredivisie në 2023 dhe Kupën e Holandës në 2024. Në Evropë, në tre sezonet e fundit, rruga e tij është ndërprerë gjithmonë kundër Romës: në finalen e Conference League në 2022, në çerekfinalen e Europa League në 2023 dhe në play-offin e Europa League në 2024.
sfidanti.al