Berat Gjimshiti është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares shqiptare. Kapiteni i Shqipërisë po shkëlqen te Atalanta, me të cilët do të luajë përballë Juventusit në finalen e Kupës së Italisë. Gjimshiti ishte një mur i pakalueshëm për lojtarët e Fiorentinës mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen që Atalanta e fitoi me rezultatin e thellë 4-1. “Sofascore” ka publikuar sot formacionin më të mirë të gjysmëfinaleve të dyta të Kupës së Italisë, ku gjendej edhe emri i Berat Gjimshitit. Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me notën 7.2, më e larta në repartin e prapavijës.
sfidanti.al