Në vendimet e radhës, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar zyrtarë të dy klubeve të njohura, Vllazninë dhe Besën për shkak të trazirave dhe sulmeve të javës së kaluar.
Vendimet e Disiplinës:
- Zyrtari i KF Vllaznia, Artan Brahimi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- Zyrtari i FC Besa, Romeo Bizhdili,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FC Besa, Dorian Bubeqi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Albanet U-19, Luis Sardi, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Rinia EL B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kampionët U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së KF Egnatia, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Sebastjan Spahiu në bazë të nenit 75 të KDE.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Laert Sallaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Klaus Cerganji, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni U-21, Klajvi Zeneli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
sfidanti.al