Mbyllet gjysmëmaratona e Vlorës

Në kuadër të “Vlora, qyteti evropian i sportit për vitin 2024’, u zhvillua në qytetin bregdetar gjysmë maratona “Vlorë 2024”. Në të morën pjesë rreth 1200 konkurrentë, nga Shqipëria, nga vende të ndryshme të Evropës dhe Botës, të cilët garuan të ndarë në tre distanca, 5 km, 10 km dhe 21 km. Ndërsa në “Fun Run” morën pjesë nxënësit e shkollave të qytetit. Kjo veprimtari u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në 21 km dominuan atletët nga Kenia, të cilët zunë tre vendet e para, respektivisht Rono, Kimay dhe Salkong. Ndërsa në 10 km fitues kanë qenë atletët shqiptarë. Për vajza fiton kampionia Luiza Gega, ndërsa për djem David Nikolla.

sfidanti.al