Atalanta rrezikon të humbasë Gasperinin

Gan Piero Gasperini mbetet një nga trajnerët më të mirë në Itali. Atalanta, nën drejtimin e tij, po bën mirë, teksa është në garë për objektivat sezonal. Klubi bergamask po mendon të rinovojë kontratën e teknikut deri në vitin 2026, me opsion edhe për një vit. Sipas Nicolò Schira, kjo lëvizje bëhet me synim që ekipet e mëdha të ndalin interesimim për të. Kujtojmë se emri i Gasperinit është përmendur për një kalim te Napoli, ndërsa hipoteza konkrete janë edhe Fiorentina dhe Milan, që mund të ndajnë rrugët në verë me trajnerët Italiano e Pioli.

sfidanti.al