Rodrygo, sulmuesi i Real Madridit, një nga më të mirët në çerekfinale të Champions League kundër Manchester Cityt, foli për mikrofonin e TNT Sport Brasil. “Ndihem mirë tani, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Është hera e dytë që unë shënoj gola kundër tyre dhe falë këtyre golave i eliminuam. Jam shumë i lumtur”. “Bayern? Do të jetë shumë e vështirë siç ishte kundër Manchester Cityt. Duhet vujtje për të triumfuar, kundër Bayernit nuk do të jetë ndryshe. Ne duhet të qëndrojmë të fokusuar. Tani vjen El Clasico dhe ne mendojmë për La Ligën. Si do festoni? Duke luajtur videolojëra” – tha ai.
sfidanti.al