Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i famshëm italian ishte i ftuari special i FSHF-së në kursin për trajnerë “UEFA PRO”. Kampioni i botës me Kombëtaren italiane të futbollit dhe fituesi i Topit të Artë, zbarkoi në Shqipëri këtë të enjte dhe mbajti një leksion të hapur për të gjithë pjesëmarrësit në kursin “UEFA PRO”, me temën “Nga futbollist në trajner, nga sukseset në fushë në kampionatet e fituara në pankinë”. Fabio Cannavaro dha këtë prononcim:
“Kombëtarja shqiptare që është nën drejtimin e një trajneri shumë të mirë më pëlqen shumë. Disa prej lojtarëve kanë eksperiencë ndërkombëtare dhe në të gjithë Europën. Luajnë futboll të bukur dhe me shumë pasion dhe me siguri populli është krenar me këta lojtarë”.
sfidanti.al