Ramadani cakton objektivat me Leccen dhe Kombëtaren

Mesfushori shqiptar i Leçes, Ylber Ramadani ka folur në një konferencë për shtyp në javën që do ta shohë Leçen përballë Sassuolos. “Në çdo ndeshje ne përpiqemi të mbrojmë portën, të mos pësosh gol vlen shumë. Le të fillojmë me këtë mentalitet. Nuk kemi arritur ende mbijetesën, ka ende pikë për të fituar. Ne fituam një betejë të drejtpërdrejtë, por matematika mungon, duhet të luftojmë. Kur hyj në fushë kam besim të madh, nuk kam frikë nga askush. Thjesht dua të bëj mirë dhe ta fitoj ndeshjen. “Dua të arrij fillimisht shpëtimin me Leçen dhe më pas të bëj mirë në Kampionatin Evropian me Shqipërinë”, ka thënë mes të tjerash Ramadani.

sfidanti.al