Cristiano Ronaldo fiton arbitrazhin ndaj Juventusit

Cristiano Ronaldo ka fituar arbitrazhin kundër Juventusit për detyrimet e papaguara për të ashtuquajturën “manovër e dytë e pagave” për sezonin 2020/2021. Kjo u vërtetua nga vendimi i Bordit të Arbitrazhit të thirrur për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes klubit të Juventusit dhe kampionit portugez, i mbrojtur nga avokati Salvatore Pino. Juves do t’i duhet të paguajë CR7 50% të asaj që kërkoi sulmuesi për një total prej rreth dhjetë milionë plus interesin.

sfidanti.al