Xhudo, urdhër-arresti për Akil Gjakovën

Xhudisti Akil Gjakova ka përfunduar përsëri në vëmëndjen e mediave, por këtë radhë jo për medaljet e njëpasnjëshme që fiton në tapet ku ka ngritur lart emrin e Kosovës në garat e xhudos duke u shpallur edhe Kampion i Europës. Mediat kosovare bëjnë të ditur se Prokuroria e Kosovës ka kërkuar arrestimin e tij për veprën penale të dhunës në familje, ai akuzohet se ka dhunuar gruan e tij. Zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë më shumë detaje. “Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka element të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, thuhet në përgjigjen e Nikçit për “Gazetën Express”,

sfidanti.al