Ten Hag drejt largimit, emri i parë në garë për trajnerin e Manchester United

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag pritet të largohet në fundin e sezonit dhe kjo pas ndeshjeve jo të mira. Media britanike ”The Sun” shkruan sot se disa yje të ”Djajve të Kuq” kanë vënë re një ndryshim në qëndrim nga ana e trajnerit holandez dhe mendojnë se ai ka dhënë dorëheqjen para shkarkimit në fund të sezonit, pavarësisht deklaratave të tij. Jim Ratcliffe flitet se është takuar tashmë me një trajner tjetër dhe ai është Graham Potter. Ish-trajneri i Chelseat ka refuzuar tashmë një punë në Holandë, te Ajax, mbase për këtë arsye.

sfidanti.al