Lineker kundër heqjes së rregullit të golit në fushë kundërshtare

Gary Lineker kërkon që UEFA të rikthejë ligjin e golit me më shumë peshë në fushën kundërshtare, të paktën për ndeshjet e Champions League. Legjenda dhe prezantuesi anglez e ka bërë thirrjen pas barazimeve 2-2 dhe 3-3 në duelet e Londrës dhe Madridit sepse të katërta ekipet janë përballë mundësisë për të shkuar në kohën shtesë me çdo barazim të mundshëm duke zhvlerësuar golat e shënuar nga Bayern dhe Manchester City në transfertë.

“Nuk më duket aspak e drejtë që në rast të një barazimi tjetër në Mynih psh. ndeshja të shkojë në shtesë me 30 minuta më shumë që do të luhen në Allianz Arena”.  

sfidanti.al