Partizani në telashe me rinovimet

Te Partizani ka ende disa çështje për të zgjidhur sa i përket kontratave në fund. Atanaskoski, Sota dhe Maget ende nuk kanë treguar sinjale rinovimi dhe largimi duket versioni më i mundshëm në këto momente. Me ta bashkohet edhe afrikani Sembene që nuk e shikon më veten pjesë të të kuqve dhe në fund të sezonit pritet të largohet, duke krijuar jo pak probleme në klubin kryeqytetas që duhet të lëvizë sa më shpejt për të gjetur lojtarë të cilët duhet të plotësojnë vendet bosh të emrave të sipërpërmendur. Nuk dihet ende se ku ka arritur puna e bërë nga klubi për të vendosur në shinat e duhura çështjen e rinovimeve por me kalimin e javëve, të gjitha çështjet komplikohen dhe do të jetë shumë e vështirë që Partizani t’i rikuperojë këta lojtarë.

sfidanti.al