Nejmar Zhunior nuk i ka kthyer shpinën dashurisë së tij të vjetër. Mësohet se ish-ylli i futbollit brazilian nuk është indiferent përballë vështirësive financiare të klubit të Santosit. Shoqëria në fjalë, e cila ka një meritë të veçantë në formimit të “O Ney” si lojtar, po kalon një moment të vështirë pasi ka gumbulluar një borxh që arrin deri në 130 milionë euro. Sipas gazetarit brazilian Mauro Beting mësohet se 32-vjeçari së bashku me babain do të blejnë klubin e Santosit. Gazetari rrëfen se në verën e 2025-ës vetë Nejmar mund të kthehet në klub me rol të dyfishtë pasi nuk do të jetë vetëm president, por edhe lojtar. Kjo nuk do të ishte hera e parë ku një ish-futbollist shpëton klubin, i cili e ka bërë të njohur. Në dhejtor të 2021-it Ronaldo bleu 90% të aksioneve të Kruzeiros për 80 milionë euro. Pas këtij ndryshimi skuadra nga Belo Horizonte e mori mënjëherë veten duke u ngjitur në kategorinë më të rëndësishme të futbollit Brazilian.
sfidanti.al