Lionel Messi mund të bëhet bashkëaksionet me David Beckham te Inter Miami nëse vendost të shfrytëzojë klauzolën e kontratës së nënshkruar pas largimit nga PSG. Ish-mesfushori britanik, ndër të tjera i ofroi edhe këtë mundësi për të evituar që argjentinasi të transferohej në Arabi dhe mundësia që Messi të bëhet bashkëpronar te klubi nga Florida, është shumë e arritshme. Transferimi i aksioneve do të bëhej në mënyrë automatike dhe pa paguar asgjë nëse Messi do ta dëshirojë një gjë të tillë. Këtë lëvizje e ka bërë edhe vetë Beckham në vitin 2007 pasi u transferua te Los Angeles Galaxy. Momentalisht, Messi arkëton rreth 40-50 milionë dollarë në sezon me fanellën e Inter Miami, ndërsa të ardhurat e tij rriten në mënyrë të frikshme nga kontratat që ai ka me Apple dhe Adidas. Për shkak të kontratës me Messin, klubi i ka rritur ndjeshëm të ardhurat vjetore deri në 200 milionë dollarë falë turneve ndërkombëtarë por edhe biletave të shitura. Inter Miami është sot klubi i dytë më i shtrenjtë i MLS me vlerë 1 miliardë dollarë ndërsa vendin e parë e mban Los Angeles FC i Will Farell.
sfidanti.al