Humbja 2-0 e Bayern në Allianz Arena kundër Borussia Dortmundit ka rindezur debatin post Tuchel. Një kapitull i ri për drejtuesit teknik të klubit gjerman që Dietmar Hamann, veteran i Bundesligës me 143 ndeshje dhe dy tituj kampion gjerman me fanellën e bavarezëve, do të hapej menjëherë, pa pritur fundin e sezonit. Për Sky, Hamman shpjegoi: “Drejtori sportiv i Bayernit duhet të pyesë veten nëse është mirë që Tuchel të drejtojë ekipin në këtë fazë finale. Ajo që ndodhi kundër Borussia Dortmund ishte një thirrje zgjimi. Kështu që është koha të mendojmë nëse të vazhdojë me Tuchel është me të vërtetë zgjidhja më e mirë, veçanërisht për të përballuar sfidën e vlefshme për çerekfinalen e Champions League kundër Arsenalit”. Ide të qarta për një zëvendësim të mundshëm: “Ka shumë në treg, por unë do të fokusohesha te Mourinho. Ju mund të mendoni çfarë të doni për të, por fakti është se te Chelsea lojtarët e adhuronin atë. Nga pikëpamja profesionale ai është një njeri i jashtëzakonshëm”, përfundoi Hamman.
sfidanti.al