Vlora me qëndër multifunksionale sportive? Bashkia e premton

Qyteti i Vlorës do të bëhet me një qendër multifunksionale sportive. Një projekt modern që mungon në qytetin bregdetar që ka një ‘zë’ të fortë në sportin shqiptar. Është legjenda e futbollit, Sokol Kushta, që publikon disa foto të projektit në profilin e tij në Facebook. Projekti është i përfunduar dhe ajo që mbetet, është vetëm drita jeshile nga bashkia Vlorë për t’u vënë në zbatim.

POSTIMI

Muaj të mbarë miq! Pas 6 muajsh pune, projekti i qendrës multifunksionale sportive është gati të marrë jetë. Doja të falënderoja Kryetarin e Bashkisë që më mbështeti që në hapat e parë për këtë projekt dhe vuri në dispozicion gjithë strukturën e duhur, si Drejtorin e Aseteve, dhe atë të Urbanistikës. Një falënderim i madh shkon për arkitektin e ri të ardhur nga Italia, Orges Derraj, i cili punoi me këtë projekt dhe solli gjithë eksperiencën moderne italiane të qendrave sportive. Projekti i plotë është në zyrën e Kryetarit dhe pret dritën jeshile per zhvillim. I gjithë investimi është i nje grupi sportistësh dhe i FSHF-së në kuadrin e 100 fushave të dhëna nga UEFA. Kjo zonë e harruar, me mbeturina dhe me inerte, ju garantoj që do të kthehet në një qendër rinore, ku fëmijët e Vlorës të mos bredhin rrugëve, por të merren me sporte dhe shkollat të bejnë kampionatet e tyre. Do të dëshiroja të gjithë dashamirësit të marrin pjesë në këtë projekt.

sfidanti.al