Alonso gati për aventurën e radhës

Sezoni i ri i Formula 1 sapo ka nisur dhe janë zhvilluar vetëm tre garat e para, mirëpo duket se një pjesë e mirë e pilotëve po mendojnë për merkaton e sezonit të ardhshëm dhe efektin domino që sjell kalimi i Lewis Hamilton nga Mercedesi te Ferrari. Një nga ata që është i lirë për të zgjedhur skuderinë e radhës është Fernando Alonso. Veterani spanjoll është në vitin e fundit të kontratës me Aston Martin dhe duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Përkundrazi, në Gjermani e japin të kryer marrëveshjen mes 42-vjeçarit dhe kampionëve të Redbull. Austriakët kërkojnë të jenë të përgatitur pasi Sergio Perez është në vitin e fundit të kontratës dhe mund të mos e rinovojë atë, ndërsa tashmë nuk është më sekret që Max Verstappen është në listën e dëshirave të bosit të Mercedes, Toto Wolff. Kështu, merkato e sezonit të ardhshëm në botën e Formula 1 pritet të dhurojë shumë surpriza dhe të jetë e paparashikueshme përsa i përket pilotëve që janë gati të ndryshojnë markën e makinës për të garantuar edhe më shumë spektakël në pistë.

sfidanti.al