Gjilani bën goditje në merkato, merr ish-mesfushorin e Shkëndijës

Shqipërim Taipi do të jetë pjesë e Gjilanit. Vetë klubi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 27-vjeçari ka firmosur dhe është vënë nën urdhrat e Gentian Mezanit. Taipi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e  Gjilanit, që këtë edicion po lufton për qëndrimin në elitën e futbollit dardan. Së fundmi, Taipi ishte pjesë e skuadrës Kaspiy në Kazakistan, ku luajti 12 ndeshje, duke shënuar dhe 1 gol. Në të shkuarën mesfushori ka qenë pjesë e Kukësit dhe Skënderbeut në Superiore, ndërkohë që ka luajtur dhe me Shkupin dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut.

sfidanti.al