Messi shtyn lamtumirën

Messi po mendon të pensionohet? “E di që do ta ndiej, do ta kuptoj kur të mos jem më në gjendje të ndihmoj shokët e mi në fushë. Jam shumë autokritik, e di kur jam mirë, kur jam keq, kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Nëse bëj mirë, do të përpiqem të vazhdoj sepse të luaj futboll është ajo që më pëlqen” Kështu është shprehur Lionel Messi, me kontratë me Inter Miami deri më 31 dhjetor 2025, në podkastin “Big Time”. “Kur ta ndiej se është koha për të hedhur këtë hap – vazhdon ai – do ta bëj pa menduar për moshën. Sot ende kujdesem shumë për veten. Pushoj dhe ha mirë. Këtë e bëj gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve edhe sepse tani futbolli është më fizik dhe ne luajmë më shumë ndeshje. Unë nuk kam një rutinë të veçantë, vetëm atë klasike të të gjithë lojtarëve profesionistë”. Një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e Messit ishte kalimi nga Barcelona te PSG: “Ishte e vështirë të ndryshoja kur shkova te PSG, sepse isha shumë i lumtur te Barcelona dhe mendoja se do të qëndroja atje. Nuk isha gati të largohesha, gjithçka ndodhi shumë shpejt, më duhej të rindërtoja jetën time nga një ditë në tjetrën. Njoha një ligë tjetër, një klub tjetër, një dhomë të re zhveshjeje. Ishte një

sfidanti.al