Haland, zëvendësuesi i Lewandowski-t

Barcelona ëndërron Erling Haland si zëvendësues të Robert Levandovskit. Kështu ka shkruar e përditshmja spanjolle “Lo Sport”, sipas së cilës një sanksion i mundshëm i Mançester Sitit dhe arkëtimet e ardhshme nga “Kamp Nou” i ri mund të favorizojnë marrjen e sulmuesit norvegjez më 2025. Aktualisht Erling Haland është nën kontratë tek anglezët, ndërsa ka qenë edhe në orbitën e Real Madrid. Mirëpo tanimë me ardhjen e Mbape dhe të Endrik duket se planet kanë ndryshuar. Pa thënë që mund të jetë edhe në orbitën e sheikëve të Paris Sen Zhermen. Gjithsesi tashmë është fakt, Haland shihet si zëvendësuesi i Levandovskit tek Barcelona më 2025-ën. Aktualisht Levandovski ka shënuar 13 gola për Barcelonën në La Liga këtë sezon, po kështu tre gola në Champions League, dy në Copa del Rey dhe dy në Superkupën e Spanjës. Në total 20 gola në 38 ndeshje. E për momentin mbetet i duhuri për Barcelonën, të paktën deri më 2025-ën, atëherë kur i përfundon dhe kontrata. E pas tij…Haland.

sfidanti.al