Kemi fituar shumë nga dy miqësoret – ka pranuar trajneri Silvinjo pas ndeshjes me Suedinë. Kemi “fituar” Brojën sepse e kishim humbur në një listëtë sajuar me hile..me plot 8 sulmues. Kemi fituar ndjesinë vjetër se humbjet nuk janë gjithnjë ..humbje!
Kjo me Suedinë mund të quhet “fitore” , në krahasim me atë që na panë sytë 3 ditë më parë. Ndaj, mos i vini faj Asllanit, kur ngjitet në qiellin e shtatë, fill pas ndeshjes me Suedinë, dhe thotë publikisht se kemi bërë një superndeshje ! Tek Interi Asallani ka këmbë , nuk ka gojë. Kur vjen në Kombëtare, si shumica që luan jashtë,…”memecit i vjen goja”!
Të vjetërit na thonin se nga humbjet mëson më shumë se nga fitoret. Dhe ne “mësuam”me Kilin dhe ..humbëm bukur me Suedinë. Dhe në prag të finaleve të Eurpianit, nuk është rastësi që u kthyem prapë tek humbjet që na humbasin toruan si me Kilin dhe humbjet që na bëjnë krenar si me Suedinë..
Sfidanti.al