Zidane lavdëron Jude Bellingham

Jude Bellingham i mjaftuan pak ndeshje për t’u shndërruar në idhullin e tifozëve të Real Madrid. Britaniku ka justifikuar deri më tani çdo qindarkë investimi të Florentino Perez duke i dhuruar madrilenëve gola, asistë, si dhe shumë fantazi. Një lojtar i kompletuar që së fundmi fiton edhe elozhet e një si Zinedine Zidane. Francezi, thekson se 20-vjeçari është një lojtar spektakolar. “Është një lojtar me të vërtetë special, të gjithë ne ndihemi me shumë fat që ai është pjesë e Real Madrid. Është shumë i fortë dhe unë shpresoj që do t’i sjell shumë tituj skuadrës”, u shpreh Zidane. Interesant është fakti se Bellingham te Reali mban veshur fanellën me numër pesë, fanellë e cila i përkiste edhe Zidane. Duhet theksuar se britaniku ia ka dalë ta nderojë atë dhe ta meritojë një numër me aq shumë peshë në historinë e madrilenëve.

sfidanti.al