Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes i është ofruar Barcelonës nga agjenti i tij, Jorge Mendes. Marrëdhënia e ngushtë e Barcelonës dhe veçanërisht e presidentit Joan Laporta me super-agjentin Jorge Mendes është e mirë dhe kjo ka bërë që gjigantët katalanas të bëjnë disa marrëveshje në të shkuarën. Joao Felix dhe Joao Cancelo u bashkuan verën e kaluar në marrëveshje huazimi relativisht të lira dhe portugezi mund të ndihmojë në orkestrimin e marrëveshjeve të tjera edhe këtë herë. Sipas gazetës katalunase El Nacional, Bruno Fernandes mund të jetë ylli i fundit portugez që do të zbulojë Barcelonën, pasi pretendohet se kapiteni i Manchester United u është ofruar Blaugranave nga Mendes, i cili është agjenti i tij.
sfidanti.al