Sulmi në Moskë, anulohet miqësorja Rusi-Paraguaj

Ndeshja miqësore Rusi-Paraguaj, e planifikuar për të hënën në Moskë, u anulua pas sulmit të armatosur që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një sallë koncertesh në Krasnogorsk (një periferi e kryeqytetit rus), të cilën e mori përsipër grupi xhihadist ISIS dhe që shkaktoi të paktën 93 të vdekur. Njoftimi zyrtar erdhi në një shënim, duke shpjeguar se “për shkak të sulmit, Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguajit kanë vendosur të anulojnë ndeshjen miqësore”. Ndeshja, e cila ishte menduar të zhvillohej në stadiumin “Dinamo” në Moskë, sipas të njëjtit burim mund të organizohet në një datë të mëvonshme.

sfidanti.al