Ç‘ishte ajo frazë e Silvinjos apo na bënë veshët? “ Nuk janë thjesht miqësore këto dy ndeshje, sepse do t’i monitorojmë futbollistët..!” U bë edhe Kombëtarja si “Big Brother”, ku natë e ditë protagonistët ..përgjohen! Nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë brazilianin të formulonte një frazë pak të shëndetshme për harmoninë e grupit.
Disa pyetje bëhen më të ngutshme, në të tilla raste. Për cilin bien këto kambana “përgjimi” ? Mos vallë për Brojën..! Mos do të ketë kamera edhe në dhomat e futbollistëve.. Po ky “samba ynë”, trajneri Silvinjo, pse në dy ndeshjet e fundit të grupit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, i la të “kullosnin” futbollistët nëpër lokalet e natës, tamam para ndeshjeve, pa e monitoruar shfrenimin kuqezi!
Nuk qënkan edhe aq miqësore këto ndeshjet me Kilin dhe Suedinë. Sepse “loja” nuk do të jetë vetëm 90 minuta, por do të vazhdoka minutë pas minute..për t’i dhënë “kuptim” monitorimit final ..para Europianit.
Sfidanti.al