Rasmus Hojlund duket se e ka kaluar fazën e parë dhe të vështirë të adaptimit me Manchester United në Premier League. Sulmuesi ka nisur të shënojë gola dhe të bëhet i vlefshëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag, duke heshtur në një formë kritikat e forta të fillim sezonit. Së fundmi, lojtari i transferuar në verë nga Atalanta theksoi se i pëlqen të heshtë ata që e kritikojnë ndërsa shtoi se askush nuk fliste për të kur ai ishte golashënuesi i skuadrës në Champions League. “Kur shënova golin e parë në Premier League, mendova me vete se sa mirë që i heshta të gjitha ata që më kritikonin. Më shqetësonte që të gjithë flisnin për golin e munguar në Premier League, ndërsa nuk flisnin fare për faktin që isha golëshuesi i skuadrës në Champions League. Por, fatkeqësisht ka shumë njerëz që kërkojnë të të shohin keq dhe janë xheloz për arritjet në karrierën e dikujt. Në fillimin e kisha të vështirë sepse unë jam i brezit të rrjeteve sociale dhe ato ndikojnë, por e kuptova shpejt se komente të tilla nuk duhej t’i merrja në konsideratë”, u shpreh Hojlund.
sfidanti.al