Kapllani: Vetëm Cikalleshi e ka vendin të sigurt në Euro 2024

Armando Broja është rikthyer në listën e Kombëtares shqiptare dhe tashmë ka mundësinë që për herë të parë t’i dëshmojë Silvinjos se e meriton një vend për në Euro 2024. Edmond Kapllani ka thënë se sulmuesi shqiptar ka qenë, është dhe do të jetë çelësi i ekipit tonë kombëtar. Në një intervistë të dhënë për “Zona 30” në “RTSH”, ish-lojtari i Kombëtares është i bindur se Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë në Europianin e ardhshëm që do të zhvillohet në Gjermani. “Armando Broja ka qenë çelësi, është bërë çelësi dhe do të jetë çelësi i ekipit tonë kombëtar. Është një lojtar me cilësi shumë të mira, por nuk po i tregon, të paktën me minutazhin që ka te Fullhemi pas dëmtimit që ka pasur. Mendoj se këto ndeshje miqësore do t’i shërbejnë shumë. Do të tregojë lojën e vetë, që edhe ai ka dëshirë të jetë me këtë ekip në Europian në Gjermani Mundësitë janë. E shoh që Broja, në fillim të qershorit do të jetë i grumbulluari i Kombëtares sonë në Europian. Ky është mendimi im”, është shprehur Edmond Kapllani.

sfidanti.al