Harry Kane, në dyshim për miqësoret e Anglisë

Harry Kane është bashkuar me kombëtaren e Anglisë për dy ndeshjet miqësore që do të luhen në Wembley, kundër Brazilit e Belgjikës, por pjesëmarrja e tij në to nuk është e sigurt, për shkak të dëmtimit në kaviljen e këmbës së majtë të shtunën. Anglezi u përpoq të shtynte në rrjetë një top të ardhur nga traversa në minutën e 78-të të ndeshjes midis Darmshtadit e Bajernit, por goditi shtyllën me këmbën e djathtë dhe përdrodhi kaviljen e këmbës së majtë. Kane nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej dhe u zëvendësua. Testet e kryera më pas treguan dëmtim të kapsulës së kaviljes. Bayern shpreson që ai të jetë gati për ndeshjen kundër Borussia Dortmund më 30 mars, por sidomos për ndeshjen kundër Arsenalit më prill në Champions League, pasi Bundesliga tashmë duket jashtë mundësive të bavarezëve. Kane ndërkohë udhëtoi drejt Anglisë ku kurimi i dëmtimi do të vazhdojë nga mjekët e kombëtares në koordinim me ata të Bajernit, por nuk do të rrezikojë një dëmtim edhe më të rëndë në muajt vendimtarë të sezonit, si për klubin, që është ende në lojë në Champions League, ashtu dhe për kombëtaren, në prag të finaleve të Euro 2024.

sfidanti.al