Lara Colturi e mbyll me sukses Kupën e Botës

Një sukses i jashtëzakonshëm për Lara Colturin dhe skitë shqiptare në përfundim të konkurrimit të saj në Kupën e Botës që u zhvillua në Austri. Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë arriti të renditet në vendin e 11-të në Sllallomin gjigant dhe në vendin e 16-të në Sllallom, teksa konkurronin 25 më të mirat e botës. Lara Colturi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës për Ski që u zhvillua në Saalbah te Austrisë. Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë, ka arritur dy rezultate mjat të mira të shtunën dhe të dielën, në finalet e  Sllallomit dhe Sllallomit gjigant. Debutuesja e parë kuqezi në finalet përmbyllëse të cirkuitit më elitar të Kupës së Botës në skitë alpine, me rezultatet e saj ka arritur të jetë midis 25 më të mirave të botës në këto dy disiplina.

Lara Colturi suksesin e parë e arriti të shtunën, kur pas dy zbritjeve në garën e Slllallomit u rendit në vendin e 16-të. Ndërsa të dielën ka ardhur një tjetër performancë e shkëlqyer e skiatores që garon për ngjyrat kuqezi. Në Sllallomin Gjigant, në përfundim të dy zbritjeve, 17-vjeçarja ka arritur të pozicionohet në vendin e 11-të, midis 25 konkurrenteve, më të mira në botë me 24 pikë. Koha e arritur nga Colturi ishte vetëm 3.35 sekonda më shumë se vendi i parë i arritur nga skiatorja italiane Brinjone. Vetëm 17 vjeç, Lara Colturi ishte edhe konkurrentja më e re në finalet e Kupës së Botës për Ski 2024.

sfidanti.al