Një ndeshje me një fund për t’u harruar dhe që risjell me forcë temën e dhunës së shfrenuar në stadiumet e kampionatit turk. Suksesi 3-2 i Fenerbahçes në fushën e Trabzonsporit, falë golit vendimtar të ish-sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuayi, ishte justifikimi për të shkaktuar reagimin fatkeq të disa mbështetësve të skuadrës vendase pas bilbilit të fundit të arbitrit.
Më shumë se bëmat në fushë, u fol për skenat e çmendurisë pas minutës së 90-të, me sjelljen e disa tifozëve të Trabzonsporit, të cilët vendosën të sulmojnë lojtarët e Fenerbahçes gjatë festimeve të këtyre të fundit. Ndër lojtarët që përfunduan në fokusin e të dhunshmëve ishin Michy Batshuayi dhe Osayi Samuel, të detyruar të mbroheshin në mënyrën e tyre nga furia e atyre që kërkonin përballjen. Skena paniku total, ku ndërhyrja e policisë u bë e nevojshme për të rivendosur qetësinë.
sfidanti.al