Mrekulli shqiptare:  kur trajneri “mësues” u vë nota..trajnerëve!

Dinamo u mund me Tiranën, por trajneri i saj, Dritan Mehmeti “fitoi” ndeshjen e moralit në profesion.  Nëse edhe në futboll do të kishte 7 mrekulli, kjo që ndodh në futbollin tonë …është e 8-ta! Cila na qënka ..haleluja e radhës?  Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, sa mbaron ndeshjet me ekipin e tij, një kategori më poshtë, ajo që njihet si Kategoria e Pare, shfaqet në ekran për të gjykuar kolegët e tij,që janë një kategori më lart!

Kjo është një “magji” e hershme e futbollit tonë, ku  punonjës të FSHF-së apo trajnerë në aktivitet  , ngjiten lart në katedrën e futbollit, në ekranet “çarter”,  për të t’i vënë nota  futbollit që luajnë të tjerët…

Kjo që ndodhi pas Derbit Tirana –Dinamo , pritej të ndodhte me kohë. Trajneri i Dinamos, Mehmeti e humbi ndeshjen Derbi me Tiranën , por fitoi “derbin e profesionit”. Si ndodhi ? Kur kolegu i tij një kategori më poshtë, Nevil Dede, kishte hyrë në të brëndshmet  e ndeshjet, Mehmeti kish  lëshuar  atë që pritej të ndodhte me kohë :  “Shyqyr që ke kohë të merresh dhe të analizosh ekipet e tjera..”

Sfidanti.al