Dikur vareshim nga Broja, tani Broja varet nga.. “vegjëlia”

Rroftë Broja, poshtë Broja! E duam dhe s’e duam futbollistin e vetëm që na vjen nga Premier Liga. E adhurojnë tifozët  nga jashtë  , e kanë “frikë”… futbollistët  nga brënda.  Dikur thonim se Kombëtarja është e Brojës,  të gjunjëzuar nga prepotenca e tij sulmuese, ndërsa sot ekipi ka shumë “pronarë”.  Tani nuk themi dot se Broja është komandanti , madje duhet të dorëzojmë armët kur kujtojmë  se “revolucioni kuqezi” i kualifikimit në Europian, ndodhi pa ..Brojën.

Loja me Brojën, ka patur më shumë intrigë se loja në fushë.  Ndaj, edhe lista  e Kombëtares u përjetua  si një ndeshje që kërkon kohën shtesë…dhe priten penalltitë për të vendosur. Aq sa kur pamë emrin e tij në listë , falenderuam “zotat” që nuk e tradhëtuan prapë.

Ndaj, këto dy ndeshjet miqësore me Kilin dhe Suedinë, vetëm për Brojën nuk do të jenë kaq miqësore sa për shokët e tij të ekipit. Ata, të cilët ia dolën në eliminatore, kurse Broja është i “dënuar” të  bëj magji  në miqësore, për të  siguruar   biletën në finalet  e Europianit..

Sfidanti.al