“Edhe nëse nuk jeni ende gati për ditën, nuk do të jetë gjithmonë natë”. Kanë qenë këto fjalët e zgjedhura nga Mirlind Daku të publikuara në një video motivuese në profilin e tij në “IG”.
Sulmuesi kuqezi ka publikuar këtë video pak minuta pasi Silvinjo publikoi listën e lojtarëve, të cilët përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë.
Daku nuk ishte pjesë e listës edhe pse dha një kontribut të madh në përfaqësuese gjatë eliminatoreve Gjermani 2024. Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan, ka reaguar në rrjetet sociale edhe me komentin: “Jeta vazhdon“. Më pas, 26-vjeçari, autor 1 goli në pesë ndeshje me kuqezinjtë, saktësoi se ky reagim nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga trajneri brazilian i Shqipërisë. “Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”, shkruan Daku.
sfidanti.al