Motra e Neymar nuk u ndahet futbollistëve

Motra e Nejmarit, Rafaela Santos, flitet se është në një lidhje me një futbollist. Në të kaluarën ajo ka pasur një lidhje edhe me futbollistin e njohur brazilian Gabigol. Rafaela Santos, motra e sulmuesit brazilian Nejmar, e cila ka 6 milionë ndjekës vetëm në Instagram, është rikthyer në qendër të thashethemeve. Kjo sa u përket flirteve. Duket se ashtu si i vëllai, edhe Rafaela ka qejf të flirtojë herë pas here, duke mos pasur lidhje të qëndrueshme. Pas lidhjes me Gabigol, motra e Nejmarit do të kishte një flirt të ri me një futbollist: sipas asaj që thonë mediat braziliane. Bëhet fjalë për mbrojtësin uruguajan Hoakín Pikuerez Moreira, i lindur në 1998 dhe luan për Palmeiras në Serinë A braziliane. Megjithatë, të dy bashkë nuk janë fotografuar apo parë në ndonjë vend publik.

sfidanti.al