Kombëtarja për rekord, Sylvinho rikthen Manajn dhe Brojën

FSHF ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho për miqësoret me Kilin dhe Suedinë ku bie në sy mbipopullimi në repartin e sulmit dhe lënia jashtë e dy emrave të rëndësishëm si Daku dhe Muja. Emri i rithyer është Rey Manaj ndërsa do të riveshë fanellën e kuqe edhe Armando Broja i cili mungonte prej disa muajsh për shkak të një dëmtimi. Bashkë me dy prurjet e reja, Sylvinho ka sjellë shumë risi të tjera dhe lajmi i madh është munhesa e Dakut e Mujës,  por në listë figurojnë Cikalleshi, Seferi, Uzuni, Muçi dhe Asani ndërsa surpriza në këtë listë janë edhe Muçolli dhe debutuesi absolut, Arbër Hoxha i cili luan në Kroaci me fanellën e Dinamos së Zagrebit. Në listën janë rreshtuar 26 emra pasi ndeshjet miqësore ia lejojnë këtë numër por në Euro 2024, trajneri brazilian duhet ta shkurtojë listën edhe me tre emra. Gjithsesi, për t’u fokusuar te mesfusha, figurojnë vetëm 5 emra që janë Ramadani, Asllani, Laçi, Bare dhe Bajrami, ndërsa në mbrojtje rikthehet Jon Mersinaj që zë vendin e të dëmtuarit Ismajli, ndërsa konfirmohen emrat e eleminatorëve.

sfidanti.al