Jo gjithçka shkoi mirë për Milanin në ndeshjen me Slavian e Pragës në fazën e 1/8-ave të Europa League. Portieri Mike Maignan u detyrua të largohej menjëherë pas minutës së 20-të për shkak të një goditjeje në gju që mori në momentin e përplasjes me Vicek. Vendin e Magic Mike e mori Marco Sportiello. Sipas asaj që ka ndodhur, portieri francez ka pësuar një traumë në këmbë dhe nesër do të vlerësohet me testet e duhura mjekësore. Sipas përditësimeve të para, nuk ka probleme serioze në gjuri.
sfidanti.al