Champions: Shorti dhuron supersfida, rruga drejt finales

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i Champions League, që ka dhuruar supersfida në çerekfinale. Real Madrid-Manchester City është një nga finalet e parakoshme të këtij kompeticioni. Arsenali do të ndeshet me Bayernin e Mynihut, PSG do të sfidojë Barcelonën, ndërsa Atleticio Madrid do të luajë kundër Dortmundit. Janë përcaktuar edhe ndeshjet e mundshme gjysmëfinale të Champions League. Fituesi i përballjes Atletico Madrid-Borussia Dortmund do të sfidojë fituesin e ndeshjes Real Madrid-Manchester City. Ndërsa fituesi i sfidës së dyfishtë Arsenal-Bayern Mynih do të ndeshet me fituesin e çiftit PSG-Barcelona. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit në 16 dhe 17 prill. Gjysmëfinalet e para do të luhen në 30 prill dhe 1 maj, ndërsa gjysmëfinalet e kthimit në 7 dhe 8 maj. Finalja e madhe e Champions League do të luhet në 1 qershor në Londër.

sfidanti.al