Suprizë për Marc Bartra; e vizitojnë Jordi Alba e Sergi Busquets

Jordi Alba dhe Sergi Busquets përfituan nga dita pushim e dhënë nga trajneri Luis Enrique për të bërë një udhëtim drejt Dortmundit dhe për të takuar Marc Bartrën. Mbrojtësi i Borussias tashmë ka dalë nga spitali ku u operua në kycin e dorës pas atentatit të ndodhur të martën e kaluar në drejtim të autobusit të skuadrës. Qendërmbrojtësi i Dortmundit, shfrytezoi rrjetet sociale për të publikuar foton e tij së bashku me Busquets e Bartran të shoqëruar me mesazhin: ‘Këto janë vizita surprizë që të falin gëzim dhe që nuk harrohen kurrë. Faleminderit nga zemra miqtë e mi”. Futbollistët e Barcelonës do të rikthehen në stërvitje ditën e martë për të përgatitur sfidën me Juventusin për të tentuar një tjetër përmbysje në Ligën e Kampioneve.

sfidanti.al