Incidenti në hyrje të pit lane gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit i kushtoi jo pak Lewis Hamilton. Piloti britanik u dënua me 5 sekonda pezullim, dicka që ndikoi jo pak edhe në përfundimin e garës me 30 vjecarin që u rendit i dyti pas Sebastian Vettel. Vetë Hamilton e pranoi gabimin e tij për atë cfarë ndodhi duke i kërkuar ndjesë stafit teknik të skuadrës. ‘Në radhë të parë uroj Vettel për fitoren dhe falenderoj Bottas që u tregua një zotëri i vërtetë me mua-tha Hamilton-gara ishte e vështirë dhe incidenti në pit lane ishte i gjithi faji im. I kërkoj ndjesë skuadrës për këtë humbje kohe. U përpoqa që të kompesoja gjithcka dhe të përmbysja situatën, por Ferrari bëri një punë të shkëlqyer’
sfidanti.al