Tragjike, humb jetën pas një sherri me thika, ish-lojtari i Apolonisë

Një sherr me thika është regjistruar këtë të hënë (11 mars) në qendër të qytetit të Fierit. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve, bëhet me dije se 18-vjeçari Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci i cili nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. I plagosur ka mbetur një 20-vjeçar i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Policia ka mundur të kapë autorin, ndërsa po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes. 19-vjeçari Grei Bihuci ka qenë pjesë e skuadrës së të rinjve të Apolonisë, ku aktivizohej si portier me skuadrën Under 21 të klubit fierak.

sfidanti.al