Deklarata të destinuara të bëjnë bujë janë ato të presidentit të Lecco-s, Paolo Leonardo Di Nunno. Pas humbjes në shtëpi kundër Palermos, e cila konfirmoi lombardët në vendin e fundit në tabelën e Serisë B, numri një i klubit foli për frikën e tij në lidhje me ndeshjet e ardhshme:
“Më intereson pak rezultati sepse tani jemi të dënuar të biem nga kategoria. Përkundrazi, diçka tjetër më shqetëson: edhe sot ndeshjet e futbollit shiten dhe trukohen, kam frikë nga lëvizjet e çuditshme nga ana e të teseruarve tanë. Shpresoj t’i vënë në përgjim telefonat e të gjithëve”, deklaroi Di Nunno për mediat. Sezoni i Lecco-s është i komplikuar, me vetëm 5 fitore në kampionat dhe tre trajnerë të ndryshëm në stol (Foschi, Bonazzoli dhe Aglietti). Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje nga përfundimi i kampionatit, skuadra gjendet 6 pikë prapa Feralpi Salò që mban vendin e parafundit në renditje, skuadra duket e dënuar me një rikthim të menjëhershëm në Serie C dhe ditët e fundit edhe marrëdhëniet me tifozët janë tensionuar shumë.
sfidanti.al