Qyteti i Shtimes do të bëhet me stadium të ri. Qeveria e Kosovës ka gati 2.4 milionë euro për rinovimin e plotë të stadiumit, siç njofton Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Sportit. “Janë ndarë 2.4 milionë euro për rinovimin e tërësishëm dhe zgjerimin e stadiumit të Shtimes. Stadiumi i qytetit do të jetë modern dhe sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-së. Projekti përmban ndërtimin e tribunave të reja për rreth 1200 shikues. Si dhe pjesët tjera përcjellëse te stadiumit. Siç janë dhomat e zhveshjes, hapësira teknike, hapësira për media etj. Investimet në stadiumet dardane parashikohet të vazhdojnë për shkak të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetarë, që do të organizohen në Kosovë në vitin 2030.
sfidanti.al