Muaji i Ramazanit këtë vit nisi në datën 10 mars dhe si në çdo fushë të jetës, prek gjerësisht edhe sporet profesioniste e në veçanti futbollin si një disiplinë shumë impenjative që kërkon sforcim të madh fizik e kjo e ka ndarë opinionin në dy pjesë, ata që e mbështesin idenë e agjerimit të futbollistëve dhe ata që janë kundër, duke e justifikuar këtë me faktin se performanca e futbollistëve në fushën e lojës bie ndjeshëm. Industria e futbollit si më fitimëprurësja krijon edhe zhurmën më të madhe në këtë debat që në Francë është më i ashpër ndërsa në Angli po e trajtojnë në mënyrë më demokratike. Ushqimi, hidratimi dhe gjumi janë shqetësimet më të mëdha të mjekëve.
Komuniteti më i madh i lojtarëve myslimanë është në Europë ndërsa Franca ka në përbërje 7 lojtarë që agjerojnë, ndërsa mes lojtarëve me të njohur që e respektojnë me rigorozitet agjerimin janë Karim Benzema, Mohamed Salah, Sadio Mané, Achraf Hakimi, N’Golo Kanté. Për t’u përshtatur me këtë situatë, shumë klube të njohur europianë kanë punësuar nutricionistë për të ndërtuar dieta të sakta që mund të ndihmojnë lojtarët, në mënyrë që të evitohen problemet fizike. Një shembull për të ilustruar përparimin dhe përshtatjen e futbollit me praktikën e agjerimit është Anglia. Në muajin prill të vitit të kaluar, ndeshja Everton-Tottenham u ndërpre përkohësisht në minutën e për të lejuar lojtarët të konsumonin diçka në fushën e lojës, ndërsa këtë shembull e ndoqën më pas edhe drejtuesit në 4 ndeshje të tjera.
sfidanti.al