Egnatia harron të fitojë, Partizani jep sinjale jete

Nuk gjen rrugën e suksesit Egnatia as kur kryeson deri në minutën e 96. Tirana i rrëmbën një barazim të artë skuadsrës rrogozhinase në një ndeshje ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë por bardheblutë e prekën rrjetën në minutën e gjashtë shtesë duke evituar një humbje që mund të rrëzonte përfundimisht shpresat për finalen e majit. Sfida nisi me rastër nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë erdhi vetëm në minutën e 74’ për rrogozhinasit nga Ibrahimoglu. Atëhere kur mendohej se sfida do të mbyllej me fitoren e skuadrës së Tetovës, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për bardheblutë që u fitua nga Abazaj, i cili e shndërroi vetë në gol në minutën e 97’. Kështu Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 51 pikë, duke shkuar në 6 ndeshje pa fitore në kampionat, ndërsa Tirana ngjitet momentalisht në vendin e 5-të me 36 pikë. Në ndeshjen tjetër, Partizani shtyu edhe më shumë drejt zonës së ftohte Erzenin me një sukses 4-0 në shtëpinë e shijakasve duke u rikthyer përkohësisht në vendin e dytë.

sfidanti.al