Drejtuesi më i lartë i FSHF, Armand Duka duket se i ka përgatitur një “surprizë” njeriut të tij më të rëndësishëm të viteve të fundit, Ilir Shulku. Sipas gazetës “Panorama”, ish-mbrojtësi i Partizanit, për shumë kohë një nga njerëzit më të afërt të “Zotit të futbollit” shqiptar, duket se do të dalë në pension dalëngadalë. Shulku mund të vazhdojë të punojë si sekretar por kompetencët e tij do të limitohen nga hyrja në lojë e një elementi të freskët. Duka ka menduar të hedhë në lojë Aldi Topçiun i cili do të bëhet numri 2 i federatës pasi në të kaluarën është marrë me çështjet ligjore dhe me shumë gjasa është njeriu që mban në këmbë institucionin në aspektin ligjor. Një ndryshim që nuk vjen si rrufe në qiell të hapur pasi kreu i FSHF e ka kthyer si lojë çështjen e gradimeve dhe çgradimeve e për këtë diçka më shumë di edhe ish shefi i PR që nga një yll në ngjitje, papritur u rrëzua me copa duke u shkrirë në atmosferën e FSHF-së.
Nga Pirro Bardhyli